Rreth nesh

Palace Hotel & Spa Durrës është një hotel me 5 yje në standardin e akomodimit luksoz në brigjet e Adriatikut, në Shqipëri.

Që nga viti 2013

2013

Hoteli

Hoteli jonë hapi së pari dyert në verën e vitit 2013. Çelsi i suksesit në gjithë këto vite ka qënë përkushtimi i pashteruar i ekipit tone të profesionistëve. Vendndodhja, komforti dhe pastërtia janë gjithashtu aspekte të vlerësuara mjaft nga mysafirët tanë. Shtëpia jonë e madhe do të kthehet në desinacionin tuaj të preferuar për experienca të paharruara.

The city of Durrës

Vendndodhja

Qyteti i Durrësit mund të krahasohet me qytetet më të mëdha në Mesdheun e lashtë dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtua nga Ilirianët – Taulantët, Dallëndyshasit në shekullin XIII-XI p.e.s.

Për shkak të kushteve klimatike mesdhetare, zona më e përshtatshme për të jetuar ishte lumi Erzen si dhe bregdeti perëndimor rreth tij. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit, u vendos qëndra e parë ose Limani dhe u quajt Dyrrah (dy rrahe – dy shpata) prej ngjashmërisë së gadishujve në hyrje të qytetit.

Sipas autorëve të lashtë, ky qytet u themelua nga dy mbretër Ilirë të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e perandorit Anastasi i parë (491-519) dhe Justianani i parë (527-565), qyteti pësoi transformime të rëndësishme në strukturën urbane, duke marrë tiparet e një qyteti tipik të krishterë bizantin.

Jeni i dashuruar pas arkeologjisë apo një aventurier i lindur? Shqipëria është destinacioni që i përmbush të gjitha këto, në zemër të Mesdheut, djep i një trashëgimie të pasur me vlera arkitekturore, si dhe destinacione për dashamirësit e sporteve ekstreme.

Vizitoni mbetjet arkeologjike të Durrësit, si Amfiteatri Romak, Forumi, Kulla Veneciane dhe Muzeu gjatë pasditeve tuaj ose merrni këshilla nga stafi ynë për të rezervuar vizita ditore në të gjithë Shqipërinë.

Kontrolloni disponueshmërinë

1 Room , 1 Adult , 0 Children
Dhomat
Të rriturit
Fëmijët
Taxi Reykjavik Digital Agency Tirana