Rreth Hotel

Të përgjithshme

Palace Hotel & Spa është një hotel luksoz me 5 yje në bregdetin Adriatik në Durrës, Shqipëri.

Adresa: Rruga Pavaresia 54, Durrës, Albania
Telefon: +355 52 909 090

Hoteli

Hoteli ynë luksoz filloj funksionimin e tij në qershor të 2013.

Vlera më e madhe e Palace Hotel & SPA Durrës është stafi i tij. Një ekip i madh profesionistësh te dedikuar ta bëjnë të paharrueshme qëndrimin në hotel.

 

Background Information

Destinacioni dhe me shumë…

Durrësi mund të krahasohet me qytetet me të mëdhenj të Mesdheut antik dhe mesjetar. Qyteti Epidamn – Dyrrah u ndërtuar nga Ilirët Taulantë, Dallëndyshasit në shekujt Xlll-XI P.K. Në kushtet e një klime mesdhetare, zona më e përshtatshme për banim ishte ajo e lumit Erzen si dhe Ultësira Perëndimore përreth saj. Në bregdetin e Gjirit të Durrësit u vendos qëndra e parë apo Limani me emrin Dyrrah. Sipas autoreve antikë, ky qytet u themelua nga dy mbretër me origjinë ilire të quajtur Dyrah dhe Epidamn. Në kohën e Perandorit Anastas i I (491-519) dhe Justianani I (527-565), qyteti pësoi transformime të ndjeshme në strukturën urbane duke marrë tiparet e një qyteti tipik bizantino-kristian.


palace_hotel_durres_img_035_hotel_exterior_00
palace_hotel_durres_img_019_detail_20

Akomodimi

Akomodimi luksoz i hotelit tonë përbëhet nga 53 dhoma të dekoruara me mjaftë bukur që përmbushin të gjitha nevojat, qoftë një çift në muajin e tyre të mjaltit, një familje me pushime, apo kolegë në shërbim. Hoteli ofron suita me pamje ballore nga deti, dhoma delukse apo superior po me pamje nga deti, apartamente me dy dhoma, dhoma premium me pamje pjesore nga deti si dhe dhoma standard me pamje nga qyteti apo nga kopshtet përreth.

» Shiko detajet e akomodimit


Pikat kyce

Arritjet e cilesise

5 Certifikata Kualiteti
600 Klient te Kenaqur

Restoranti


Ngrënie në Palace Hotel & SPA Durrës, merr kënaqësi në krijimin e përvojave gastronomike të thjeshta por elegante, me fokus në përdorimin e përbërësve të freskët nga burimet vendase dhe ruajtjen e shijeve natyrore dhe organike.

Për ta nisur ditën, mëngjesi bufe ofron një shumëllojshmëri të gjerë të pjatave kontinentale të ftohta dhe të ngrohta.

Restoranti kryesor ndodhet pranë pishinës, duke ofruar qetësi dhe pamje mahnitëse të plazhit privat. Zgjedhja e kujdesshme dhe shumëllojshmëria e ushqimeve të detit dhe mishit janë posaçërisht të krijuara nga ekipi ynë i kuzhinierëve.

Restoranti ofron një përzgjedhje të gjerë të verërave nga rajonet më prestigjioze, si dhe verëra të shkëlqyera shqiptare.

Stafi ynë i plotëson të gjitha standardet e një shërbimi me cilësi të lartë.

» Restoranti


palace_hotel_durres_img_012_detail_13
palace_hotel_durres_img_060_amenities_ambjente_16

Qëndra SPA

Nga të përkëdhelurit në thjesht relaksim, qëndra jonë e SPA ofron një destinacion mirëqënieje gjithëpërfshirëse.

E pasur me:

  • Pishinë të brendshme
  • Jacuzzi,
  • Dhomë trajtimesh në çift
  • Dhomë trajtimesh individuale
  • Zonë relaksi,
  • Sauna
  • Dush i ftohtë
  • Dush emocional
  • Dhomë avulli, Hammam (Banjo Trurke)
  • Palester
  • Sallon bukurie dhe thonjsh,

si dhe një gamë produktesh bukurie dhe mirëqënie nga emra prestigjoz, e bëjnë këtë eksperiencë të paharrueshme.

» Qëndra SPA


Evente

Bashkëpunoni me stafin tonë ekspert për t’Ju ndihmuar të realizoni një event unik, qoftë kjo konferencë, takime, seminar apo trajnime. Shefi jonë do të përgatisë për Ju shërbimin katering që i përshtatet më mirë temës apo buxhetit tuaj. Ne mund t’Ju ndihmojmë të realizoni mbremjen gala shtruar me tapet të kuq apo dasmën e ëndrrave tuaja, në vendin më elegant të Durrësit.

» Evente


palace_hotel_durres_img_023_detail_24

Stafi

Grupi jonë i profesionistëve

palace_hotel_durres_img_072_staff_sherbimi_08_portrait_cropped